Keshilli kunder procesit gjyqesor ndaj Albin Kurtit ka arritur te mbledhe deri diten e djeshme 120 mije firma, permes te cilave do te hartohet nje peticion per te kundershtuar procesin ndaj liderit te levizjes “Vetevendosje”.

Lajmin e ka bere te ditur vete Keshilli, i cili permes nje komunikate per shtyp ka saktesuar se firmat jane mbledhur ne mbare territorin e Kosoves nga 66 organizata anetare te tij.

“Keshilli po ndjek me vemendje procesin gjyqesor dhe ne ditet e ardhshme, pervec peticionit do te organizoje edhe veprimtari te tjera per te kundershtuar gjyqin dhe per te realizuar nisjen e hetimeve per viktimat e 10 shkurtit 2007”, thuhet ne komunikate.

Top Channel