Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se per Serbine ceshtja e statusit te Kosoves mbetet e hapur.

Ne nje fjalim te mbajtur ne universitetin “Johns Hopkins” ne Shtetet e Bashkuara, Jeremic ka theksuar se Beogradi nuk do ta njohe kurre pavaresine e Kosoves.

“Statusi i Kosoves eshte nje ceshtje e hapur. Ne nuk do ta njohim kurre pavaresine”, ka pohuar Jeremic.

Shefi i diplomacise serbe ka shtuar me tej se nje nga prioritetet e tjera te Serbise mbetet anetaresimi i saj ne Bashkimin Evropian.

Top Channel