Komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler ka thene se fokusi kryesor i misionit te ristrukturuar te NATO-s ne Kosove do te jete ne veriun e banuar me shumice serbe.

Gjenerali Bentler qe 10 dhjete mije pjesetaret e KFOR-it ne Kosove siguroi se trupat e tij do te mbrojne integritetin territorial te vendit dhe do te sigurojne mjedis te sigurt per te gjitha komunitetet.

Sipas Telegraf, Bentler tha se KFOR-i nuk eshte pjese e strategjise se Prishtines per integrimin e veriut, me te cilen synohet vendosja e ligjshmerise ne kete pjese te vendit.

Komandanti i trupave paqeruajtese te NATO-s ne Kosove tha se shpreson qe problemi i veriut te zgjidhet ne rruge politike, duke perjashtuar perdorimin e dhunes. Sipas tij, stervitjet e diteve te fundit te ushtareve amerikane ne veri tregojne per perkushtimin e KFOR-it per te ruajtur qetesine ne kete pjese.

Top Channel