Dy aktiviste te levizjes “Vetevendosje” kane perfunduar sot ne prangat e policise kosovare, ne kuader te nje urdherarresti te leshuar nga Gjykata Komunale ne Prishtine.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave dy aktiviste, Glauk Konjufca dhe Zgjim Hyseni u arrestuan ne nje salle te gjykates se Prishtines, ne momentin kur po zhvillohej procesi ndaj Albin Kurtit.

Nderkohe mesohet edhe arrestimi i nje tjeter aktivisti ne Besiane, ndersa mblidhte firma per nje peticion kunder procesit gjyqesor ndaj Kurtit.

Nga ana e saj, levizja “Vetevendosje” reagoi duke i cilesuar arrestimet si nje perndjekje ndaj saj.

Top Channel