Franca e ka njohur pavaresine e Kosoves dhe e konsideron ate si nje ceshtje te pakthyeshme.

Eshte ky qendrimi i Parisit zyrtar, i paraqitur nga ambasadori francez ne Beograd, Jean Francois Teral.

Ne nje interviste per nje te perditshme serbe, diplomati francez i ka bere thirrje Serbise qe te punoje per stabilitetin e rajonit dhe te angazhohet per normalizimin e marredhenieve me Kosoven.

“Duhet punuar per qetesimin e situates dhe per normalizimin e marredhenieve te Serbise dhe Kosoves, me qellim qe te gjitha vendet e rajonit te anetaresohen ne BE”, ka deklaruar Teral.

Ai ka shtuar me tej se si Serbia, ashtu dhe Kosova kane perspektive evropiane, por ka nenvizuar se ne BE nuk hyet me ceshtje te hapura.

Top Channel