Komisioni Europian ka miratuar zgjatjen edhe pese vjet te nje pakti preferencial tregtie mes 27 vendeve te BE-se dhe 7 vendeve te Ballkanit Perendimor.

Marreveshja e nenshkruar fillimisht ne vitin 2000 lejon hyrjen e thuajse te gjitha eksporteve nga Ballkani Perendimor ne BE pa taksa doganore apo kufizime ne sasi.

Shqiperia, Bosnja, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia perfitojne nga ky pakt si pjesemarrese ne procesin e Asocim-Stabilizimit te BE-se.

“Bashke me marreveshjet bilaterale ekzistuese, ky trajtim preferencial ne tregti synon te mbeshtese integrimin ekonomik me BE-ne dhe te çoje perpara stabilitetin ekonomik dhe politik ne gjithe rajonin”, thuhet ne deklaraten perkatese te Komisionit.

Marreveshja e re pritet te hyje ne fuqi janarin e ardhshem, por duhet te miratohet me pare formalisht edhe nga Parlamenti Europian.

Komisioni theksoi rendesine e marreveshjes, duke pasur parasysh edhe se BE-ja eshte partneri kryesor tregtar i rajonit.

Gjate 2008-s eksportet nga BE-ja ne Ballkanin Perendimor shenuan nje volum prej 32,5 bilione eurosh, ndersa importet 14 bilione euro.

Top Channel