Udheheqesi i levizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti, ne nje interviste per ‘Zerin e Amerikes’, ka thene se kjo levizje po shqyrton mundesine e pjesemarrjes ne zgjedhjet ardhshme, por nuk do ta ndryshoje as menyren e tashme te veprimit.

“Levizja ‘Vetevendosje’ ka hapur nje diskutim ne te gjitha instancat e veta, ne te gjitha qendrat dhe deget e veta lidhur me ate se si do te mund t’i pasuronim menyrat tona te veprimit, duke mos e perjashtuar edhe pjesemarrjen ne zgjedhje ne nje te ardhme”, thote Albin Kurti.

Lideri i “Vetevendosjes”, ka thene se kjo levizje aktualisht eshte duke diskutuar “per demet dhe dobite, ne rast te pjesemarrjes ne zgjedhje”.

“Po ashtu po perpiqemi te identifikojme sa me shume edhe mangesite qe do t’i kishim si levizje me rastin e pjesemarrjes ne keto zgjedhje si dhe pengesat e shumta, sepse per te pasur demokraci te mirefillte, me te vertete duhet te kesh sovranitet dhe duket te kesh sundim te vertete te ligjit”, ka shtuar Kurti.

Top Channel