Greqia pritet te tentoje te emetoje bonde me vlere shume miliarde euro ne ditet e ardhshme, ne nje proces qe konsiderohet si test me rendesi kritike per besueshmerine e ketij vendi ne tregjet financiare boterore, njoftoi dje “Financial Times”.

Bankieret ne Athine presin emetimin e bondeve sindikale qe do te kryhet brenda pak ditesh, pasi qeveria e shkarkoi nga detyra drejtorin e meparshem te zyres se administrimit te borxhit publik dhe e zevendesoi me nje bankier te rendesishem nga sektori privat.

Javen e kaluar, Petros Chrisodoulou, nje bankier i larte te Banka Kombetare e Greqise, (banka me e rendesishme ne kete vend), u emerua drejtor i menaxhimit te borxhit publik. Kjo i shtoi spekulimet se qeveria po pergatitet te terheqe bonde me vlere te pergjithshme prej 3-5 miliarde eurosh qe ne fillim te kesaj jave. Kriza greke e borxhit mbetet akute, pasi partneret e Eurozones nuk kane dhene asnje premtim konkret ndihme, nderkohe qe bonde te pergjithshme prej 20 miliarde eurosh pritet te maturohen ne prill dhe maj. Greqia e ka te domosdoshme te shese borxhe te reja per te shlyer maturimet e vjetra.

Qeveria greke nuk i konfirmoi zerat per mundesine e emetimit te bondeve kete jave, por shume bankiere ne Athine jane te bindur. “Eshte shume e rendesishme qe Greqia te thyeje akullin ne dhjete ditet e ardhshme per te pare nese eshte ne gjendje te terheqe investitore per borxhin e vet apo jo”, tha nje bankier ne kushtet e anonimitetit. “Rezultati, qofte i mire apo i kea” do t’ia lehtesoje jeten Athines zyrtare, pasi do t’i tregoje partnereve te Eurozones se cfare duhet bere”.

Qeveria socialiste duhet te terheqe borxhe te pergjithshme prej 53 miliarde eurosh kete vit, rreth 5 per qind e Prodhimit te Brendshem Bruto, per te financuar borxhin e vet publik. Nese partneret e saj ne BE refuzojne te ofrojne kredi dypaleshe, Greqia do te duhet t’i drejtohet Fondit Monetar Nderkombetar per te marre nje kredi prej 30 miliarde eurosh, por ne kete rast kushtet mund te jene te ashpra.

Presioni mbi Greqine po rritet. Athines i kerkohet te shkurtoje shpenzimet dhe te rrise te ardhurat. Zyrtaret nga Komisioni Europian, nga Banka Qendrore Europiane dhe nga FMN do te vizitojne Greqine kete jave, per te vleresuar progresin e deritanishem. Por shkurtimet e shpenzimeve ne Greqi shkaktojne gjithmone rebelime te ashpra civile. Grevat kane filluar sakaq ndersa te merkuren pritet nje greve e pergjithshme.  

Top Channel