Lideri i levizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti, nuk do te paraqitet as sot ne gjykaten e qarkut, ku pritet te rifilloje seanca gjyqesore kunder tij, meqe e konsideron ate te motivuar politikisht.

Nderkohe, keshilli kunder procesit gjyqesor ndaj Albin Kurtit, njofton se ka mbledhur 76 mije nenshkrime te qytetareve qe e kundershtojne kete proces. EULEX-i ka rinisur procesin e lene ne gjysme nga UNMIK-u kunder Albin Kurtit, i cili akuzohet per “pjesemarrje ne nje turme qe ka kryer vepra penale, pjesemarrje ne nje grup qe ka penguar personat zyrtare ne kryerjen e puneve zyrtare dhe per thirrje per rezistence ne lidhje me ngjarjet e shkurtit te 2007-es, ne te cilat u vrane dy protestues”.

Aktivisti i “Vetevendosjes”, Glauk Konjufca, thote se Kurti, sikurse me 15 shkurt, nuk do te paraqitet as ne seancen e se henes. Ai e quan procesin si te motivuar politikisht.

“Kemi te bejme me nje proces gjyqesor, rasti i te cilit eshte i padrejte dhe si rrjedhim nuk mund te kete aty asgje te drejte, nuk mund te kete gjykim te paanshem per Albinin”. “Kemi te bejme me nje rast, i cili eshte politikisht i motivuar, e kane riaktualizuar kete proces, per ta izoluar, per ta perndjekur, vetem pse levizja ‘Vetevendosje’ qe ai udheheq eshte kritike ndaj misionit te EULEX-it dhe punes qe ky mision ben ne Kosove”, thekson Konjufca.

Nje panel i perbere prej gjykatesve te EULEX-it dhe gjykatesve te Kosoves, pas mosparaqitjes se Kurtit ne gjykaten e qarkut me 15 shkurt, vendosi ta shtyje seancen per nje jave, nen arsyetimin qe “t’i jepej kohe te pandehurit per te pergatitur mbrojtjen e tij”. EULEX-i i ka caktuar Kurtit si avokat zyrtar Ramiz Krasniqin. Ky i fundit ka paraqitur doreheqjen, por ajo nuk i eshte pranuar nga paneli gjyqesor. Krasniqi thote per radion “Europa e Lire”, se neser do te marre vendimin final se cfare do te beje. “Sic e kam degjuar zotin Kurti, ai ka thene se nuk deshiron avokat mbrojtes, prandaj neser do te vendos nese do te paraqitem ne gjykate, ose jo”, thote Krasniqi.

Ne anen tjeter, keshilli kunder procesit gjyqesor ndaj Albin Kurtit, ben te ditur se per gjashte dite ka mbledhur 76 mije nenshkrime te qytetareve, te cilet kerkojne mbylljen e procesit gjyqesor ndaj Albin Kurtit. Valon Murati, nga ky keshill, thote se aksioni per mbledhjen e nenshkrimeve do te vazhdoje edhe javen e ardhshme.

“Kete peticion ne do t’ua dergojme te gjitha institucioneve relevante nderkombetare dhe vendore. Brenda ne Kosove do ta fillojme me Kuvendin e Kosoves dhe do te kerkojme nje takim me Kryetarin e Kuvendit, z.Jakup Krasniqi, te cilit do t’ia dergojme peticionin. Nga Krasniqi do te kerkojme qe ne emer te atyre qytetareve qe e kane nenshkruar, te zhvillohet nje seance e jashtezakonshme, ku do te debatohet per dy kerkesat tona; e para, mbyllja e procesit gjyqesor ndaj zotit Kurti dhe e dyta, berja presion mbi institucionet nderkombetare per te filluar nje hetim per vrasjet e 10 shkurtit te 2007-es”, shprehet Murati.

Ne protesten e 10 shkurtit te 2007-es, nga shkrepja e plumbave te gomes nga ana e policeve te UNMIK-ut, u vrane Arben Xheladini dhe Mon Balaj. Dhjetera te tjere u lenduan. Misioni i UNMIK-ut nuk ka dhene pergjegjesi per vrasjet, me gjithe hetimet e kryera nga prokuroret nderkombetare, te cilat sqaruan se Xheladini dhe Balaj u vrane me plumba gome nga ana e policise se UNMIK-ut.

Nderkohe, tani, administrata e OKB-se po shqyrton kompensimin material per familjet e te vrareve dhe te atyre qe pesuan lendime ne protestat e 10 shkurtit. Por, familjaret e viktimave dhe aktiviste te “Vetevendosjes” akuzojne kete mision dhe autoritetet rumune per prolongimin e rastit “Balaj-Xheladini”.

Top Channel