Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci u ka derguar nje telegram ngushellimi familjeve qe humben te afermit e tyre ne aksidentin tragjik qe ndodhi sot ne Vjene.

“Me dhembje te madhe morem lajmin per aksidentin tragjik qe ndodhi ne Vjene te Austrise, ku humben jeten familjaret dhe te dashurit tuaj. Ne emer te qeverise se Kosoves dhe ne emrin tim, pranoni ngushellimet me te sinqerta”, eshte shprehur Thaci.

Nder te tjera, kreu i qeverise kosovare u ka uruar personave te plagosur ne aksident sherim te shpejte, si dhe ka bere te ditur se institucionet e Kosoves jane ne kontakt me ato austriake per t’u ardhur ne ndihme kosovareve te lenduar.

Top Channel