Gjashte shqiptare te Kosoves kane vdekur ne nje aksident trafiku ne afersi te Vjenes, kur autobusi me te cilin po udhetonin eshte perplasur me dy kamione. 30 persona te tjere mbeten te plagosur, 7 prej te cileve jane ne gjendje kritike per jeten.

Autobusi i perket kompanise “Polluzha” nga Prizreni dhe mesohet te kete pasur gjithsej 42 udhetare. Ne mesin e te lenduarve eshte edhe nje grua shtatzene. Perplasja ndodhi rreth mesnates.

Dinamika e aksidentit nuk eshte zbardhur ende, por policia ka nisur menjehere nje hetim per te zbuluar si identitetin e viktimave, ashtu edhe shkaqet e episodit fatkeq. Deri tani konfirmohet se ne mesin e te vdekurve jane dy shoferet e autobusit.
 

Top Channel