Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci denoi ashper shkaterrimin e nje varri serb ne  Gjilan dhe kerkoi zbardhjen e menjehereshme te incidentit.

Ai beri thirrje qe ky akt te mos politizohet dhe te mos ndikoje ne procesin e rikthimit te serbeve ne fshatrat e tyre.

Thaci kerkoi gjithashtu kapjen e autoreve venien e tyre perballe drejtesise.

“Veprimi eshte barbar, kunder traditave te qytetareve tane, kunder zotimeve tona per standartet perendimore, jonjerezor po aq sa edhe pretendimi per te politizuar aktin, qofte edhe nga Jeremic”, deklaroi Thaci.

Aktin e denoi edhe ministri per Kthimin dhe Komunitetet, Sasha Rasic qe e cilesoi ate te papranueshem dhe kerkoi qe ky veprim mos ndikoje ne kthimin e qytetareve serbe ne Kosove.

Top Channel