Shtetet e Bashkuara te Amerikes e kane garantuar serish Kosoven per mbeshtetjen e vazhdueshme ne procesin e konsolidimit te institucioneve dhe ne proceset integruese.

Garancia eshte dhene nga zyrtari i Departamentit te Shtetit, Stuart Jones, ne nje ceremoni te zhvilluar ne ambasaden e Kosoves ne Uashington me rastin e dy vjetorit te pavaresise.

“Shtetet e Bashkuara te Amerikes mbeten nje partner i palekundur i popullit dhe i qeverise se Kosoves”, ka deklaruar Jones.

Ne ceremoni, e organizuar nga ambasadori kosovar Avni Spahiu, merrnin pjese edhe perfaqesues te disa vendeve qe nuk e kane njohur ende Kosoven.

Top Channel