Gjykimi i Dajtit, ende nuk nis procesi

19/02/2010 13:55

Gjykata e Krimeve te Renda nuk ia ka dale mbane te cele procesin ne ngarkim te Dritan Dajtit dhe dy bashkepunetoreve te tij, Erges Xhoxhi dhe Mariglen Mucaj.

Shtate muaj pas vrasjes se kater policeve dhe nje civili ne qytetin e Durresit, gjykata nuk po arrin te komunikoje me te pandehurin kryesor Dritan Dajti, i cili mbahet ne spitalin e burgut. Megjithese per cdo seance gjykata dergon flete-thirrje per ta njoftuar per daten e gjyqit, e vetmja pergjigjje qe vjen nga spitali i burgut pershkruan ne nje leter reagimin e te pandehurit.

Oficeret firmosin se tentojne ta njoftojne per seancen, por i pandehuri refuzon me shenja, cka ligjerisht e ve ne dileme gjykaten ta nise gjyqin apo jo.

Kjo pasi avokati i tij Arben Qeleshi, pretendon se klienti i tij eshte i semure dhe nuk mund te niset gjyqi pa dijenine e tij. Megjithese gjykata dyshon se kjo eshte nje strategji e mbrojtjes e ndodhur ne keto kushte , ajo s’ka c’te beje tjeter pervecse te perserise njoftimin per te pandehurin.

Top Channel