Veliaj: Qeveria keqinterpreton OSBE-ne

18/02/2010 22:00

Kryetari i G99, Erjon Veliaj ka deklaruar se mazhoranca ka manipuluar deklaraten e OSBE-se, qe kerkonte qe opozita te kthehet ne Kuvend dhe zgjedhjet te hetoheshin plotesisht.

“E vetmja menyre jokorrekte eshte se Jozefina Topalli eshte zedhenese e Zhoao Soares. Ekziston nje deklarate publike dhe zyrtare ne faqen e OSBE-se, qe ka nxjerre dicka tjeter. Deklarata thote: dyshimet te hetohen dhe te kete nje kontroll te plote te zgjedhjeve”, ka pohuar Veliaj.

Sipas tij, OSBE sot ka ndryshuar qendrimin e saj te meparshem, duke perkrahur edhe hapjen e kutive te zgjedhjeve te 28 qershorit.

“Sot kemi OSBE-ne, e terhequr nga vendimi i meparshem, te ciles i bashkohet opozita dhe qytetaret qe kerkojne te hapen kutite. Ajo qe na ka cuditur eshte vetem thenia e kryeministrit Berisha qe ofron gjithcka, pervec hapjes se kutive”, eshte shprehur Veliaj.

Ai ka shtuar me tej se me hapjen e kutive opozita nuk kerkon te ndryshoje rezultatin e zgjedhjeve, por te shmange qe defektet e regjistruara ne zgjedhje te perseriten ne te ardhmen.

“Ne nuk duam te ndryshojme rezultatin e zgjedhjeve, por duam qe ajo qe ka ndodhur te mos perseritet me”, ka shtuar Veliaj.

Top Channel