Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Besim Ndregjoni, sekretar i Shoqates mbarekombetare te integrimit te te perndjekurve politike eshte kunder dates 20 shkurt si dite e kujteses per viktimat e regjimit komunist.
Sipas tij, kjo date eshte e lidhur fort me simboliken e saj, rrezimin e monumentit te Enver Hoxhes ne Tirane.
“Nuk mund te transferojme nje date ne te cilen ne te perndjekurit politike i perulemi me respektin me te madh popullit te kryeqytetit”, ka deklaruar Ndregjoni.
Kunder 20 shkurtit jane edhe legalistet. Nenkryetari i tyre Murat Basha, propozon nje tjeter date, qe ate te nje revolte ne burgun e Spacit ne vitet 70.
“Ne kete kuptim, pavaresisht se 20 shkurti eshte nje date simbolike, por ne fund te fundit eshte heqja e nje busti prej bronzi ne grahmat e fundit te regjimit komunist, ndersa 21 maji i 1973 eshte revolte e organizuar ne kulmin e fuqise dhe ashpersise se diktatures, kur edhe kryekrimineli Hoxha ishte gjalle”, ka thene Basha.
Edhe zoti Ndregjoni mendon se data duhet te kete nje lidhje te forte me rezistencen antikomuniste te shqiptareve.
“Ose 29 nentori, ose 16 nentori, ose kryengritja e pare antikomuniste e Postribes dhe e Malesise se Madhe”, ka pohuar Ndregjoni.
Ekzekutimi me 16 nentor i dhjetra intelektualeve te Tiranes eshte pranuar si nje moment emblematik i diktatures komuniste dhe viktimat jane nderuar pas vdekjes me urdherin e larte Nderi i Kombit.
Top Channel