Shkoder, pakenaqesi per kompensimet

18/02/2010 20:20

Pas publikimit te shifres mesatare me te cilen mund te kompensohen familjet e demtuara nga permbytjet kane reaguar menjehere disa prej banoreve te zonave te demtuara ne Shkoder.

Ata thone se ujerat e permbytjes iu kane shkaterruar gjithcka ne banesat e tyre dhe demet kalojne mbi 10 mije euro vetem per meremetime dhe orendi shtepiake.

“Mendoj se demi shkon ne 10 mije euro. Uji qe na hyri ne shtepi ka qene mbi 1 meter”, deklaron Ardit Arazi, banor i lagjes Livade.

Fatura per 4213 familje, sipas kryetarit te keshillit te qarkut Shkoder, eshte rreth 4 milione e 213 mije euro. Por te demtuarit jane te mendimit se shuma eshte qesharake ne krahasim me demin e vertete.

Nje nga banoret e zone se livadeve, Idriz Shpuza shprehet se permbytja i shkaterroi teresisht shtepine dhe cdo pasuri qe kishte. “Pajisjet jane rrenuar komplet. Me kaq leke nuk ia dalim”, thote Shpuza.

Ajo qe po tremb me shume banoret e zonave te demtuara eshte se nuk do te mund te marrin vleren reale te demit te shkaktuar.

Nderkohe, eshte nje zone ende nen uje e cila nuk eshte futur ne proces verifikimi te demeve te shkaktuara ne bujqesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB