Pyetesori, mbyllen 7 kapituj

18/02/2010 19:50

Administrata shqiptare ka mbyllur perfundimisht pergjigjet per 7 nga 35 kapitujt e pyetesorit te Komisionit Europian.

Edhe pergjigjet per kapitujt e tjere jane dhene te gjitha, por ata klasifikohen si perfundimtare vetem kur rishikohen nga grupi i perbashket i punes dhe marrin miratimin nga Komiteti nderministror i integrimit.

Pas dy muajsh pune intensive, qe ka perfshire 1200 punonjes te administrates dhe institucioneve te tjera, kryeministri Berisha thote se perkthimi sa me mire ne anglisht eshte tani sfida kryesore.

“Mbeten dy momente shume te rendesishme, perkthimi ne anglisht dhe kontrolli i perkthimit. Qe anglishtja e Tiranes te perputhet me anglishten e Brukselit duhet nje pune jashtezakonisht e kujdesshme”, ka deklaruar Berisha.

Nderkohe, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu beri nje detajim per permbjatjen e 7 kapitujve te pare te miratuar, qe permbajne 259 pyetje, ku trajtohet statusi i punetoreve dhe levizja e tyre ne Bashkimin Eruopian, trajtimi i barabarte dhe mosdiskriminimi ne fushen e prokurimeve publike, trajtimi me hollesi i ceshtjeve te peshkimit, situata aktuale e transportit ajror, detar dhe hekurudhor, si dhe trajtimi i legjislacionit dhe problematika e doganave.

“Ne fund ju do keni mundesine te rishikoni nese ka nje mosperputhje mes variantit shqip dhe atij anglisht, pa vonuar kalendarin”, ka deklaruar Bregu.

Afati kohor i dorezimit te pergjigjeve ne Bruksel, sipas kalendarit te punes, eshte fundi i marsit, por, nese perfundimi i punes me cilesi do te kerkoje shtyrjen e afatit pertej marsit, qeveria shqiptare do te marre te gjithe kohen e duhur, ne menyre qe Brukseli te jete sa me i qarte per pergjigjet e Shqiperise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB