Minxhozi: Garancia e kerkuar nga opozita u shkel

18/02/2010 23:00

Te pranishmit ne ne Top Story vazhduan diskutimet mbi Kodin Zgjedhor. Ne fjalen e tij analisti Skender Minxhozi tha se percaktimi i dy anetare te KQZ-se per hapjen e kutive ka qene nje garanci politike e kerkuar nga minoranca, ndersa drejtori i Institutit te Studimeve Bashkekohore, Artan Hoxha u shpreh se neni i rinumerimit ka patur dhe ka dy interpretime.

“Percaktimi i dy anetareve te KQZ-se per te hapur kutite ka qene garanci politike kerkuar nga pakica e bartur me vone me akte juridike. Nese Rama i ka thene Berishes ne takimin me Topin qe e ka prere ne bese me 29 qershor i referohet pikerisht kesaj pike te Kodit Zgjedhor. Opozita e mbajti peng kodin per te perfituar pikerisht kete garanci. Ky ka qene i vetmi filter, kjo eshte nje garanci e shkelur me kembe’, deklaroi Minxhozi.

Nderkohe drejtori I ISB-se Artan Hoxha tha se neni qe parashikon rinumermin e fleteve te votimit interpretohet ne dy menyra.

Kemi nje nen qe ka patur dhe ka dy interpretime edhe sot e kesaj dite, G99 dhe PS kerkuan ne KQZ rinumerimin e te gjtha votave dhe te gjitha kutive ne zonen numer 1 ne Berat. Formulimi i PS-se le te hapur teorikisht qe te gjitha votat mund te rinumerohen. Kur eshte bere ky paragraf sipas marreveshjes Rama-Berisha, a nuk e ka vrare mendjen ligjvenesi dhe votuesi se mund te shkojme ne rinumerimin e 1.5 milion votave? Cdo subjekt mund te kerkonte nje rinumerim dhe ne menyre te logjikshme do te perfundonim ne nje rinumerim total te votave”, tha Hoxha.

Nderkaq ne fjalen e tij kreu i G99 Erion Veliaj tha se nese kjo eshte shumica atehere ajo nuk duhet te kete frike nga transparanca dhe hapja e kutive.

“Nese keta zoterinj thone se kjo eshte shumica atehere nje shumice nuk ka frike nga transparenca hapni kutite dhe rrini edhe 4 vjet. E drejta u garantohet te gjitheve dhe nuk funksionon part time. Ne duam hetim”, u shpreh Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB