Fier, shtepite demtohen nga balta

18/02/2010 20:30

Shtate shtepi jane shembur ndersa 20 te tjera rrezikojne te kene fatin e tyre ne fshatin Peshtan Bregas te rrethit te Fierit.

Ato jane shembur thuajse plotesisht, duke rrezikuar seriozisht jeten e banoreve. Shkak per kete eshte bere shkarja masive e tokes ne kete zone, si pasoje e reshjeve te shumta te diteve te fundit.

“Tani nuk banohet as ketu e as ne shtepite e tjera. Ne kemi lajmeruar pushtetin lokal, por asnje nuk ka ardhur”, ka deklaruar nje banor.

Specialistet ne komunen e Frakulles pohojne se shkarja e tokes ne kete fshat po vazhdon, duke rrezikuar edhe 20 shtepi te tjera.

Siperfaqja e tokes bujqesore qe eshte demtuar nga shkarjet masive arrin ne 50 hektare, nderkohe qe 15 prej tyre kane dale jashte funksionit.

Si pasoje e shkarjes se dheut eshte demtuar edhe shtylla e tensionit te larte qe transmeton energji elektrike ne pjesen jugore te vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB