Eshtrat, misteri do te zgjase

18/02/2010 20:00

Identifikimi i eshtrave qe dyshohen se i perkasin pushkatimeve ne kohen e komunizmit duket se do te kerkoje nje kohe relativisht te gjate, persa i perket punes dhe angazhimit qe ka ndermarre mjekesia ligjore.

Por ato qe ecin me ritme me te ngadalta jane hetimet, te cilat ende nuk jane sqaruar nese vijne si zvarritje burokratike, apo ngerc ligjor.

Prokuroria e Tiranes zyrtarisht deklaron se ende nuk e ka marre dosjen e plote nga Policia e Shtetit, e cila duhet te kishte mberritur me pare ne organin e akuzes.

Duke ia kaluar pergjegjesine policise, mbetet ende ne dileme per veprimet ndihmese per identifikimin e trupave.

Nje tjeter prej menyrave te peraferta per identifikimin e trupave mbetet marrja ne pyetje e ndonje prej deshmitareve okulare qe mund te kete mbetur i gjalle.

Ceshtja ligjore mbetet ajo nese ne kete rast do te merren ne pyetje apo jo shtetasit te cilet mund te kene qene ose jo ne togen e pushkatimit, ose ne cilesine e varrimhesit.

Mirepo nje urdher i tille mund te jepet vetem nga ana e prokurorise, e cila ende nuk mund te kryeje veprime per shkak se nuk ka dosjen e nisur nga policia.

Eshtrat e 19 trupave ne malin e Dajtit u gjeten gjate nje periudhe kohore prej dy javesh ne afersi te ish-poligonit me te madh te qitjes.

Varreza masive ishte e vendosur ne afersi te tunelit te ndertuar per mbrojtjen e drejtuesve te shtetit komunist ne raste lufte.

Nga ana e qeverise shqiptare eshte kerkuar nje angazhim maksimal per kete ceshtje. Varreza u zbulua nga nje person dhe u publikua ne gazeten “Shqip”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta