Fenomeni i faturimit pa te drejte i energjise se dhjetorit me cmimet e rritura nuk ka qene i izoluar.
Burime nga nivelet me te larta drejtuese te Entit Rregullator pranuan per Top Channel se prane Entit kane mberritur keto dite shume ankesa nga qytetaret, te cileve nje pjese e energjise se dhjetorit u eshte faturar me cmimet e rritura, qe ligjerisht kane hyre ne fuqi qe nga 1 janari.
Burime nga Enti thane per Top Channel se te gjitha ankesat po shqyrtohen me imtesi dhe ne ato raste kur eshte vertetuar se OSSH i ka faturuar pa te drejte qytetaret me cmimet e rritura te energjise eshte marre vendim per kompensimin e tyre.
Enti ka detyruar OSSH qe te gjeje rrugen per te kompensuar shtesen e cmimit te faturuar pa te drejte, ose me para ne dore, ose duke bere zbritje ne faturen e muajit pasardhes qe paguhet ne shkurt.
Burime nga ERE i thane Top Channel se do te urdherojne kompensimin e cdo fature qe vertetohet se eshte mbifaturuar pa te drejte.
Top Channel