Digjet brenda ne makine 28 vjecari

18/02/2010 21:35

Nje 28 vjecar me profesion farmacist ka humbur jeten ne kthesen e Krrabes, ne kilometrin 27. Ergys Lleshi, lindur ne Mirdite dhe banues ne Tirane, eshte gjetur i djegur ne automjetin e tij, tip “Renault” me targe “TR 6135 L”.

Automjeti, sipas policise se Tiranes, kishte motor benzine dhe ka dyshime te forta se vdekja e te riut ka ardhur si pasoje e nje aksidenti.

Megjithate, policia kriminale dhe agjente te ekspertizes po ndertojne skenen ku makina u gjet e shkrumbuar teresisht per t’i dhene shpjegime ngjarjes ne fjale.

Paraprakisht ekspertet thone se, duke qene se rruga ishte me lageshtire, makina ka dale nga korsia dhe pergjate 10 metrash ka ferkuar pjesen e djathte me mbajteset anesore te rruges.

Sipas te njejteve specialiste, nga ky ferkim mjeti ka marre flake dhe shoferi e ka patur te pamundur te dale nga makina duke u djegur teresisht bashke me automjetin.

Kalimtare te rastit qe kane pare makinen ne flake kane njoftuar me telefon policine e kryeqytetit, e cila po kryen ekspertimin se bashku me eksperte te mjekesise ligjore dhe policise rrugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB