
Presidenti Bamir Topi ka firmosur dje levizje ne radhet e gjeneraleve te ushtrise shqiptare. Permes dekreteve te veçanta, ai ka bere zevendesimin e gjashte prej tyre, duke i caktuar ne pozicione te tjera.
Propozimet per levizjen e ushtarakeve te larte jane bere nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ne mbeshtetje te nenit 93 dhe 169, paragrafi 3 te Kushtetutes se Shqiperise. Sakaq, kreu i shtetit ka firmosur edhe disa ligje te Kuvendit, mes te cilave edhe kontraten per blerjen e helikoptereve.
Gjeneralet
Gjeneral brigade Viktor Daut Berdo, komandant i Brigades se Reagimit te Shpejte, lirohet nga detyra. Emerohet komandant i Forces Tokesore. Gjeneral brigade Abaz Liman Lleshi, shef i Departamentit te Strategjise e Historise, ne Akademine e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” te Komandes se Doktrines dhe Stervitjes, lirohet nga detyra. Emerohet komandant i Brigades se Mbeshtetjes Rajonale.
Gjeneral brigade Dhori Vangjel Spirollari, zevendeskomandant i Brigades Ajrore, lirohet nga detyra. Emerohet komandant i Forces Ajrore. Gjeneral brigade Xhemal Hysen Gjunkshi, komandant i Komandes Mbeshtetese, lirohet nga detyra. Emerohet komandant i Brigades Logjistike. Kunderadmiral, Kudret Eqerem Çela, komandant i Forcave Detare, lirohet nga detyra dhe me dekret riemerohet ne te njejten detyre. Gjeneral brigade Sander Ndue Lleshi, komandant i Komandes se Doktrines dhe Stervitjes, lirohet nga detyra dhe me dekret riemerohet ne te njejten detyre.
Ligjet
Presidenti Bamir Topi ka firmosur dje dekretimin e disa ligjeve te miratuara se fundi nga Parlamenti. Ketu perfshihet shpallja e ligjit nr. 10222, date 04.02.2010 “Per miratimin e kontrates se lidhur ndermjet Ministrise se Mbrojtjes te Republikes se Shqiperise dhe shoqerise “Eurocopter” per furnizimin me 5 helikoptere te mesem shumerolesh”.
Firmen e kreut te shtetit e ka marre edhe ligji nr. 10223, date 04.02.2010 per ratifikimin e “Marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Keshillit te Ministrave te Bosnjes dhe Hercegovines per ripranimin e personave me qendrim te parregullt”.
Ne listen e dekreteve paraqitet ligji nr. 10224, date 04.02.2010 “Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen nderkombetare per pergjegjesine civile per demet e shkaktuara nga ndotja nga karburanti i depozitave, 2001”.
Topi ka dekretuar edhe ligjin nr. 10225, date 04.02.2010 “Per miratimin e aktit normativ, me fuqine e ligjit, nr. 10, date 23.12.2009, te Keshillit te Ministrave “Per disa ndryshime ne ligjin nr. 10025, date 27.11.2008 “Per buxhetin e vitit 2009”, te ndryshuar.
Presidenti i ka dhene “Ok” edhe ligjit nr. 10226, date 04.02.2010 “Per nje shtese dhe ndryshim ne ligjin nr. 7651, date 21.12.1992 “Per festat zyrtare e ditet perkujtimore”, te ndryshuar. Nje tjeter dekret eshte ai per ligjin nr. 10227, date 04.02.2010 “Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8366, date 02.07.1998 “Per Sherbimin Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH)”, te ndryshuar. Firma e Topit eshte vene edhe mbi ligjin nr. 10228, date 04.02.2010 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8438, date 28.12.1998 “Per tatimin mbi te ardhurat”, te ndryshuar.
Top Channel