Rama uron Diten e Pavaresise

17/02/2010 13:20

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka uruar sot presidentin kosovar Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaci dhe te gjithe popullin kosovar per Diten historike te pavaresise.

“Ashtu si 28 nentori 1912, 17 shkurti i vitit 2008, dita kur u firmos dokumenti historik i lindjes se shtetit me te ri ne bote, eshte nje date e destinuar te ngulitet thelle ne vetedijen kombetare te shqiptareve. Ndaj dhe deshiroj t’u shpreh urimet e mia me te sinqerta te gjithe vellezerve e motrave tona ne Kosove, per kete feste te kurorezimit te perpjekjes se tyre shekullore, qe i ben mbare shqiptaret te ndjehen sot krenare e optimiste per te ardhmen e kombit te tyre”, tha Rama.

Kreu socialist kujtoi se keto dy vite kane dhene pergjigjen me te mire e te pakundershtueshme per te gjithe jo vetem nga njohja qe i kane bere Kosoves fuqite me te medha demokratike te botes, por edhe nga e verteta e perditshme se Kosova e pavarur eshte faktikisht nje faktor kyc ne garantimin e sigurise e te stabilitetit ne Ballkan.

 

Top Channel