Rama: S’terhiqemi per kutite

17/02/2010 12:25

Kryetari i Partise Socialiste rikonfirmoi edhe njehere nga qyteti i Elbasanit, se nuk do te kete terheqje nga kerkesa per hapjen e kutive, si nje kusht themelor per hapjen e nje faqeje te re ne historine e zgjedhjeve ne Shqiperi.

“E nese tryeza e presidentit deshton – tha Rama,- duke mos garantuar kushtin e socialisteve atehere qendrimi i tyre do te jete i prere per te larguar kete qeveri me protesta popullore qe nuk do te ndalen me”.

Sipas tij pergjegjesia per mos hapjen e kutive i takon vetem kryeministrit i cili po kerkon te fshehe manipulimet qe jane kryer ne 28 qershor.

“Nuk ka rruge tjeter dhe per kete ne do te ftojme te gjithe popullin te dale ne rruge dhe te mos kthehet me ne shtepi derisa ta marre kete te drejte”, u shpreh Rama.

Ne kutite e 28 qershorit sipas Rames nuk jane fshehur thjesht votat dhe materialet zgjedhore por nje krize ekonomike qe ka hedhur rrenje ne cdo cep te vendit.

Sipas kryetarit te Partise Socialiste kjo beteje nuk eshte thjesht e PS por e te gjithe shqiptareve qe kerkojne nje demokracite te vertete dhe jo te cunguar nga pushteti.

Top Channel