Orteku bllokon rrugen

17/02/2010 09:55

Nje ortek i permasave te medha ka marre perpara peme, gure e dhera duke bllokuar nje nga akset nacionale rrugore ne Maqedonine qe lidh Dibren e Madhe me Gostivarin.

Pikerisht ne vendin e quajtur Gryka e Radikes masa e madhe e debores dhe dherave ka rene ne rruge duke rrezikuar edhe jeten e drejtuesve te automjeteve ne kete rruge e cila eshte shume e ngarkuar me trafik.

Behet fjale per rreth 150 mije meter kub materiale te ndryshme qe bllokuan rrugen. Prej kater ditesh ne kete segment po punohet per te hapur kalimin. Drejtuesit e automjeteve kujtojne se nje ngjarje e ngjashme ka ndodhur 50 vjet me pare ne te njejtin vend dhe ka shkaktuar edhe viktima ne mesin e nje grupi punetoresh qe po ndertonin rrugen.

Top Channel