
Mengjesi i kesaj te merkure ka nisur me nje grabitje spektakolare ku objekti i sulmit ishte Banka Kombetare Tregtare, prej te ciles jane marre mbi 5 milione leke. (UPDATE)
Dy persona te maskuar kane hyre ne filialin e bankes qe ndodhet tek rruga “Myslym Shyri” rreth ores. 8.20 minuta pak pasi dera e kesaj banke ishte hapur. Mendohet se grabitesit kane perfituar nga mungesa e policit te sigurise qe kishte per detyre te ruante objektin. Burime te besueshme pohuan se grabitesit kane hyre ne filialin e bankes te armatosur dhe te maskuar dhe pasi kane kercernuar arketaren kane hyre ne kasaforte duke terhequr prej andej shumen e konsiderushme te parave, disa leke shqiptare dhe te tjerat valute e huaj.
Policia tha jo zyrtarisht se lloji i grabitjes klasifikohet paraprakisht si i vencate pasi referuar ngjarjeve te meparshme grabitesit e flilialeve veprojne ne oret e mbasdites dhe larg qendrave te banimit.
Por ndersa per Tiranen kjo eshte grabitja e katert e ndodhur qe prej janarit 2009.
Bankat e nivelit te dyte jane me te goditurat ne rrethe. Ne mars 2009 ne Lezhe punonjesi i postes sulmohet nga dy persona te maskuar ne dalje te bankes dhe i rrembehen 5 milione leke , qe duhet t’u shperndaheshin pensionisteve. Grabitesit u kapen nje muaj me pas dhe reultoi se ishin persona me precedente per vjedhje te shumta.
Ne tetor 2009 ne Skele te Vlore, persona te maskuar godasin nje filial banke duke pervetesuar shuma te konsiderueshme. Per hajdutet policia e qytetit bregdetar vendosi 30 mije euro shperblim, por pas kerkimeve arriti te gjeje te braktisur dhe te djegur vetem automjetin me te cilin autoret ishin larguar nga vendngjarja.
Ne qytetin e Korces, roja i nje filiali banke plagoset gjate perleshjes me grabitesit, ndersa keta te fundit arrijne te marrin me vete 700 euro. Nje 30- vjecar i maskuar hyri ne nentor 2009 ne nje banke ne Fier ne mes te dites duke vjedhur shuma te konsiderueshme. Nderkohe ne Tirane , grabitjet kane qene ne shuma te vogla qe variojne nga 500 deri ne shtateqind mije leke.
Top Channel