Berisha: Tre projekte infrastrukturore te reja

17/02/2010 16:20

Kryeministri Sali Berisha ka shpallur ne mbledhjen e qeverise perfundimin ose berjen gati perfundimtare te tre projekteve te medha infrastrukturore ne vend.

Ndertimin me 2 tunele te autostrades Tirane-Elbasan, ndertimin me tunele te boshtit te jugut ne aksin Berat-Tepelene si dhe ndertimin me tunel te rruges se Arbrit ne segmentin Tirane-Klos.

Kryeministri Berisha nuk dha nje fature financiare por i kushtoi vemendje shkurtimit te kohes per qytetaret.

Gjate mbledhjes qeveria vendosi edhe per nje skeme qe percakton punimin e tokes bujqesore nga te tjeret, kur pronari nuk e punon ate dhe marrjen nga ana e pronarit te 10 perqind te fitimit nga prodhimi.

“Ne kemi pak toke te kultivueshme. Ndaj nuk kemi asnje pellembe toke per ta lene te papunuar. Komunat do te autorizohen te percaktojne skema dhe te vendosin marredhenie te ndershme me pronarin, te cilit nuk i cenohet asnje meter katror. Ne kemi objektiv dyfishimin e prodhimit bujqesor dhe po pergatitemi ne menyre te gjithanshme qe te ecim drejt ketij objektivi”, u shpreh Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha deklaroi se brenda vitit do te mbaroje edhe procesi i legalizimit te ndertimeve pa leje.

Top Channel