Ambasadoret: Zgjidhje deri ne 6 mars

17/02/2010 15:35

Integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian eshte ne loje, ne rast se nuk gjendet nje zgjidhje e shpejte e krizes politike. Ambasadoret e vendeve anetare te BE-se mendojne se deklaratat e lidershipit politik shqiptar jane te pamjaftueshme, tani duhet nje zgjidhje, duke dhene edhe nje afat, daten 6 mars.

Brenda kesaj date kerkohet progres i mjaftueshem ne bisedime dhe garanci te forta per opoziten qe ajo te hyje ne kuvend.

Mbledhja e ambasadoreve te Bashkimit Europian, nje mbledhje normalisht rutine dhe e perjavshme, u vu si asnjehere tjeter ne vemendje te kamerave pikerisht prej situates politike ne vend.

“Mesazhi yne eshte shume i qarte. Perspektiva europiane per Shqiperine eshte ne loje ne kete moment historik ne rast se nuk do te merren aksione. Hapat e metejshme ndoshta do te preken nga kjo dhe ky ngerc politik duhet te kalohej nga klasa politike shqiptare. Ky proces dialogu eshte nje hap i mire dhe duhet te prodhoje rezultate ne kohen e duhur dhe marreveshja duhet te jete e mjafueshmerisht e shendoshe para 6 marsit, cka do t’i lejoje opozites te shkoje ne parlament”, u shpreh ambasadori spanjoll, Manuel Montobio.

Nderkohe ambasadori i KE-se, Helmut Lohan theksoi se Bashkimi Europian  nuk do te vendose mbi tryeze ndonje propopzim konkret.

“BE eshte i qendrimit se i takon lidereve te gjejne nje rrugedalje. Rrisqet  jane te larta dhe kam besim qe lidershipi i Shqiperise do te gjeje nje rruge per te dale nga kjo situate”, u shpreh Lohan.

Nje dite me pare Presidenti degjoi vecmas secilen prej paleve. Presidenca sqaroi ne nje njoftim zyrtar se kreu i shtetit ende nuk ka paraqitur propozime konkrete, e per kete arsye nuk ka pasur as kontestime.

Sipas njoftimit te presidences, palet jane shprehur dukshem te vendosura te ndjekin rrugen e dialogut te iniciuar nga Presidenti i Republikes. Por negocitatat jane nderprere perkohesisht nga vizita e kreut te shtetit ne Kroaci ku do te marre pjese ne inaugurimin e presidentit te ri kroat Ivo Josipoviç.

Vec takimeve me homologe nga rajoni, Presidenti Topi do te takohet me Komisionerin e Bashkimit Eeropian per Zgjerimin Shtefan Fyle, dhe me Nensekretarin e Shtetit amerikan, Xhejkob Lju, ku pritet te diskutohet per krizen politike ne Shqiperi.

Top Channel