Aldo Bare kerkon gjykim te shkurtuar

17/02/2010 14:05

Aldo Bare i kerkon gjykates nepermjet avokatit te tij gjykim te shkurtuar.

Ne seancen e radhes i pandehuri Bare apo Alfred Shkurti kerkoi nepermjet zotit Vladimir Meci gjykim te shkurtuar, cka do te thote se nese gjykata e pranon, i pandehuri i shpeton burgut te perjetshem.

Por ndersa kjo ishte kerkesa e te pandehurit, prokuroria kerkoi kohe te pergatitet dhe te mbaje qendrimin e saj per te kundershtuar qendrimin e te pandehurit.

Nderkohe gjate seancave te meparshme Gjykata e Krimeve te Renda ka rrezuar nje sere kerkesash te te pandehurit sikurse jane pavlefshmeria e akteve, kerkesa per pushim te ceshtjes apo ajo per lirimin e tij, pasi sipas te pandehurit i kane perfunduar afatet e paraburgimit.

Top Channel