
Rritja ekonomike nuk eshte argument i mjaftueshem per te treguar se shqiptaret po dalin nga varferia.
Sipas te dhenave nga Eusostat, rritja e te ardhurave te shqiptareve, karahasuar me mestaren e vendeve e europiane, eshte me e ulta ne rajon, madje deri ne dy here me pak krahasuar edhe me vende si Mali i Zi dhe Maqedonia. Sipas eksperteve, kjo diference ne rritjen mireqenies do te jete me kosto te larte me qytetaret ne procesit te integrimit europian.
Pertej euforise politike te te gjitha qeverive ne 20 vitet e fundit, per rritje te kenaqshme ekonomike, nje raport i fundit i Institutit Europian te Statistikave tregon se shqiptaret po dalin nga varferia shume ngadale. Madje me ngadale edhe se sa fqinjet me ekonomi te ngjashme, edhe pse keta te fundit kane rritje me te vogel ekonomike. Sipas Eurostat nese ne tre vjet nga 2005 ne 2008, te ardhurat e shqiptareve krahasuar me mesataren e vendeve te Bashkimit Europian, u rriten me 3 per qind, ato te disa fqinjeve tane, si Malit i Zi jane rritur mbi 2 here me shume.
Profesor Omer Stringa, dekan i Fakultetit Ekonomik, gjithmone ka mbrojtur tezen se rritja ekonomike prej 6 per qind, e ashtuquajtur e larte, eshte e pamjaftueshme. “Cdo qeveri ne Shqiperi duhet te kete si objektiv minimal rritje te pakten 7 per qind”, thekson ai. Sipas Eurostat, Shqiperia ka te ardhurat per fryme me te uleta ne Europe, sa 26 per qind e mesatares se BE-se duke u renditur pas Maqedonise dhe Bosnjes, qe kane respektivisht te ardhura sa 33 dhe 31 per qind e BE-se.
Edhe nese me ne fund Shqiperia do arrije te intgrohet me kete nivel te ardhurash, antaresimi i shumepritur ne BE, nuk do kete vetem perfitime per qytetaret “Sa me i madh hendeku aq me e larte eshte kostoja e perfshirjes. Por une pranoj me mire koston qe te fitojme kohe se sa keshtu”, shton Stringa.
Top Channel