
Nje person i cilesuar si kreu i krahut ushtarak te talebaneve, i identifikuar si Mullah Abdul Ghani Baradar, eshte arrestuar ne Pakistan.
Thuhet se Baradar, numri dy i rrjetit te guerrilasve, u arrestua ne nje operacion sekret te kryer nga forcat amerikane ne bashkepunim me ato pakistaneze.
Arrestimi i tij u krye disa dite me pare, por lajmi u be publik vetem ne ditet e fundit nga autoritetet amerikane.
Nga ana tjeter Pakistani nuk e ka konfirmuar arrestimin, nderkohe qe nje zedhenes i talebaneve e ka mohuar ate.
Arrestimi i Baradar vjen ne nje moment kur trupat e koalicionit po zhvillojne operacionin me te madh kunder talebaneve ne jug te Afganistanit.
Korrespondentet e mediave nderkombetare deklarojne se Mullah Baradar ka qene ne krye te operacioneve afatgjata ushtarake te guerrilasve dhe arrestimi i tij pritet te kete nje efekt te madh ne aftesine e talebaneve per te organizuar operacione.
Top Channel