Mbledhja e qeverise, diskutohet heqja e vizave

16/02/2010 23:40

Ne mbledhjen e radhes te qeverise eshte diskutuar heqja e vizave dhe levizja e lire e qytetareve.

Ne funksion te ketij procesi kryeministri ka vleresuar arritjet  ne luften kunder krimit te organizuar, por ne vecanti ligjin antidiskriminues qe sipas tij eshte konsultuar edhe me udheheqesit  fetare ne vend.

“Ky proces u shnderrua ne nje faktor te rendesishem pozitiv. Ligjin per antidiskriminimin do ta vleresoja shume te rendesishem. Perben nje baze ligjore per te luftuar demonizimet dhe diskriminimet e qytetareve qe ndodhen ne pakice”, deklaroi kryeministri Berisha.

Me kete ligj tha kryeministri shoqeria shqiptare behet me e civilizuar  duke hequr dore nga praktikat diskrimunese ndaj qytetareve ne minorance .

Top Channel