
Ende asnje propozim konkret nga Presidenca, por degjim i vemendshem i paleve, ne takime te vecanta, fillimisht me kryetarin e opozites Edi Rama dhe me pas me kryeministrin Sali Berisha. (UPDATE)
Palet jane teresisht dakord te zbatojne rezoluten e asamblese parlamentare te Keshillit te Europes, e cila sipas presidences eshte e panegociueshme.
Por problemi qendron te pika 7 e rezolutes, cila i kerkon opozites te kthehet ne Parlament dhe qeverise qe te ngreje nje komision hetimor parlamentar per zgjedhjet.
“PS shpreh te gjithe vullnetin politik per te zbatuar kete resolute te Keshillit te Evropes ne perputhje me nenin 77/2 te Kushtetutes se Shqiperise dhe sipas pikes 4 qe Gjykata Kushtetuese i ka bere objektit te komisioneve hetimore”, theksoi Gramoz Ruci.
Por mazhoranca ka vleresuar gjithmone se pikerisht vendimi i Gjykates Kushtetuese ne piken e trete te interpretimit, nuk lejon qe objekti i komisionit hetimor parlamentar te hyje ne sferen e gjykatave. Dhe hapja e kutive sipas kryeministrit eshte hedhur njehere poshte nga vendimet e kolegjit zgjedhor te gjykates se apelit.
“Afrimoj edhe njehere gatishmerine per nje zgjidhje me fryme konstruktive te te gjitha problemeve bilaterale. Presidenti po vazhdon te eksploroje te gjitha mundesite e konvergimit mes paleve”, eshte shprehur Berisha.
Perpara ketyre takimeve, presidenti priti ambasadoret Montobio dhe Lohan, te cilet perseriten qendrimin e Bashkimit Evropian per nje zgjidhje te shpejte, nga institucionet shqiptare.
I asistuar nga keshilltari i tij juridik Spiro Peci dhe ai diplomatik Arben Cici, presidenti i ndermori keto takime me urgjence, ngaqe nga e merkura deri te premten ai do te jete ne Kroaci.
Gjate inaugurimit te presidentit te ri kroat, presidenti Topi do te kete takime me presidente te vendeve te rajonit, por edhe me te derguarin e sekretares amerikane te shtetit, Hillari Klinton.
Kjo mungese e gjate nuk le shume kohe per avancime konkrete deri te marten e ardhshme, dita kur ne Tirane do te zbrese delegacioni i Keshillit te Evropes.
Top Channel