Kreu i keshillit te ministrave te financave te eurozones, i njohur ndryshe me emrin Eurogroup, Jean Claude Juncker u shpreh se do te kerkohen masa shtese per Greqine pas materializimit te objektivit per uljen e deficitit buxhetor ne 4 perqind.

“Per Greqine do te kete masa shtese, per te ndihmuar ekonomine e saj te rimekembet pas kolapsit financiar qe po kalon, por me pare duhet materializuar objektivi i uljes se deficitit ne masen e 4 perqindeshit brenda ketij viti”, deklaroi Juncker.

Me tej kreu i Eurogroup-it, foli edhe per nje rishqyrtim te situates financiare te Athines si dhe studimin e impakteve te saj ne zonen euro.

“Nje njohje paraprake me situaten do te kryhet me date 6 mars. Do te shihen gjithashtu edhe ndikimet e krizes greke ne ekonomite e vendeve te zones euro”, u shpreh Juncker.

Top Channel