
Ministri i Jashtem i Arabise Saudite ka deklaruar se aplikimi i sanksioneve te reja ndaj Iranit per programin e tij berthamor nuk perben nje zgjidhje te shpejte per ceshtjen.
Princi Saud al Faisal ka theksuar se kercenimi qe vjen nga Irani kerkon nje zgjidhje me imediate se sa sanksionet.
Deklaraten e tij Al Faisal e beri ne Riad, perkrah sekretares amerikane te Shtetit, Hillary Clinton, e cila me heret deklaroi se Irani po kthehet ne nje diktature ushtarake.
Nderkohe, pritet qe sot ministri i Jashtem turk te shkoje ne Iran per te negociuar mbi ceshtjen e pasurimit te uraniumit.
Turqia eshte nje vend anetar i NATO-s dhe ministri Ahmet Davutoglu pritet te perpiqet te promovoje nje marreveshje mes qeverise iraniane dhe vendeve perendimore.
Top Channel