Kengetarja kolumbiane Shakira, e cila perflitet rralle per jeten e saj private pasi prej vitesh eshte fejuar me Antonio De La Rua, perfundon ne qender te thashethemeve per shkak te miqesise se ngushte me tenistin spanjoll, Rafael Nadal.
33 vjecarja dhe numri 2 i botes ne tenis kane shpeshtuar takimet kohet e fundit. Se fundmi ata kane drekuar ne Barcelone ne W Hotel pasi xhiruan nje klip bashke dhe kaq ka mjaftuar qe mediat ta shikojne me dyshim kete miqesi.
“Nuk ishin vetem por qendronin shume afer duke u dukur me shume se miq”, shprehet nje deshmitar per “New York Post”. Por nese Shakira ka vendosur ne gisht unazen e fejeses, gjerat jane me te thjeshta per Rafael Nadal, i cili i ka dhene fund lidhjes 4 vjecare me bukuroshen Maria Francisca Perello.
Menjehere pas publikimit te ketij lajmi, zedhenesi i tenistit ka deklaruar se ne kete mes nuk ka asgje te vertete. Nga ana tjeter, zedhenesi i kengetares nuk ka bere asnje koment.
Top Channel