Perplasja e trenave, hetime per shkakun

15/02/2010 12:25

Nje tragjedi e vertete ka ndodhur sot ne hekurudhat belge, ku si pasoje e nje perplasjeje frontale mes dy trenave te pasagjereve rezultojne te vdekur deri me tani 25 persona, shume te tjere jane lenduar, ndersa degjohen zera nga njerez te cilet kane mbetur te bllokuar.

Perplasja ndodhi ne jugperendim te Brukselit rreth ores 08:30 ne dalje te stacionit Halle, ne drejtim te kryeqytetit belg.

Hipotezat

Gabim njerezor apo defekt teknik? Mbi keto dy hipoteza po kryhen hetime per te gjetur shkakun e vertete te perplasjes.

“Ka mundesi qe nje prej trenave nuk ka respektuar sinjalin e kuq”, thote nje pergjegjes i qendres se Krizave menjehere pas mberritjes ne vendin e ngjarjes, i cili nuk perjashton edhe ekzistencen e nje defekti teknik.

Nje prej dy trenave dihet me siguri se udhetonte me 60 kilometra ne ore.

Deshmitaret

Deshmite e para te mbledhura ne vendin e ngjarjes flasin me momente teper te renda.

Madje disa prej tyre kane arritur te fotografojne ate qe ka ndodhur dhe i kane publikuar imazhet menjehere ne internet neper rrjete sociale.

“Ishte nje perplasje brutale…nuk ka fjale per te pershkruar ate qe ndodhi. M’u duk sikur me ra bota mbi koke”, thote nje prej pasagjereve te mbijetuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA