Janukovic, Rusia “josh” presidentin e ardhshem

15/02/2010 13:45

Fitorja e ish presidentit Viktor Janukovic ne zgjedhjet presidenciale te Ukraines, ka padyshim nje fitues mbi te tjeret.

Ajo eshte Rusia, e cila tashme ka mundesi te kontrolloje serish ceshtjet e brendshme te Kievit, duke ditur se Janukovic eshte nje lider me syte e drejtuar nga lindja dhe jo nga perendimi. Me kete rast, Kremlini ka nxituar te uroje presidentin e ri per rikthimin ne pushtet, 5 vjet pas revolucionit portokalli.

Presidenti rus, Dmitri Medvedev i ka derguar nje mesazh urimi homologut te tij te ardhshem, duke kerkuar edhe rinisjen e menjehershme te nje epoke te re mes dy vendeve.

“Po shfrytezoj kete mundesi per te te ftuar ne Moske ne nje te ardhme te afert. Ne kete menyre do kemi mundesi te diskutojme per te ardhmen e dy vendeve tona dhe marredheniet dypaleshe mes vendeve”, thuhet mes te tjerash ne mesazhin e urimit. Dje gjate nje interviste per mediat, Janukovic theksoi rendesine e permiresimit te marredhenieve me Mosken.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA