Irani, tjeter propozim nga fuqite e medha

15/02/2010 13:25

Pak ore pas deklarates se ashper te sekretares amerikane te Shtetit, Hilari Klinton ne drejtim te Iranit, nderkombetaret i ofrojne nje tjeter pakete propozimesh vendit islamik.

Ne thelb te kerkeses se SHBA-se, Frances dhe Rusise qendron ceshtja berthamore. Keto vende propozojne reduktimin e te gjitha programeve berthamore ne nje central nuklear prane Teheranit.

Kete e ben te ditur shefi i Organizates Iraniane per Energjine Atomike, Ali Akbar Salehi. Ai ka shtuar se Republika Islamike po vlereson propozimin. “Per momentin, pasurimi i uraniumit me 20 % ne vend, do vazhdoje”, theksoi Salehi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA