Dubai, mandat arresti per 11 agjente evropiane

15/02/2010 19:05

Policia e Dubait do te leshoje nje seri urdherarrestesh per 11 agjente te huaj me pasaporte evropiane, te dyshuar per vrasjen e nje eksponenti te larte te Hamas muajin e kaluar.

Mahmoud al Mabhouh u vra ne dhomen e tij ne nje hotel luksoz te Dubait, me 20 janar. Hamas, levizja islamike palestineze, deklaroi se ai ndodhej aty per te blere arme per organizaten dhe akuzoi Izraelin per vrasjen e tij.

Nderkohe, shefi i policise se Dubait nuk ka bere publike emrat e personave te dyshuar, pervec se ka saktesuar se nje prej tyre eshte nje grua.

“Por ajo ishte nje skuader vrasesish profesioniste, e sponsorizuar nga fuqite e medha”, deklaroi zyrtari i larte i policise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA