Big Brother, Pamela le shtepine

14/02/2010 08:35

Pamela largohet nga shtepia, ndersa kane hyre pese banore te rinj. Gjate kesaj jave jane kandiduar 6 banore, te cilet do te jene ata qe do te jetojne ne shtepine e re. Nje jete paralele do te bejne te tjeret ne shtepine ekzistuese.

Hapet zarfi: Nje shtepi e re per banoret  

Nje spektakel teresisht i ndryshem ka qene ai i mbremjes se te shtunes. Shume surpriza ka pasur per banoret. Zarfi i kuq, ashtu siç ishte lajmeruar qe nje jave me pare, ka ndryshuar jeten e banoreve dhe ka sjelle nje te papritur te madhe per publikun. Nje shtepi e re, me kushte teresisht te reja i eshte shtuar “Big Brother 3”. Kjo ndryshon teresisht rrjedhen e spektaklit. Kete jave ka pasur gjashte te kandiduar: Eduarti, Jetmiri, Olta, Renato, Seldi dhe Domenika, te cilet do te shkojne te jetojne ne shtepine e re. Nderkohe qe banoret e tjere, se bashku me pese te rinj qe kane hyre mbreme gjate spektaklit, do te vazhdojne te jetojne ne shtepine e vjeter. Pamela, sipas vullnetit te publikut, ka lene aventuren ne shtepine e famshme.

Valentina komenton me Jetmirin

Velentina, e eliminuara e pare e “Big Brother 3”, tregon ne studio javen e pare qe ka kaluar jashte shtepise. “Ka qene plot emocione”, ka thene ajo. Pasi ka pershendetur banoret, ka komentuar me Jetmirin largimin e saj, duke dashur te dije nese ishte ajo shkaku qe ai ndihej nervoz. Jetmiri edhe njehere i ka pohuar se problem ka qene diferenca e moshes.

Renato debaton me banoret

Pas nje jave qendrimi ne shtepi, nje klip tregon per publikun marredheniet qe Renato, banori me i ri i shtepise, ka vendosur me te tjeret. Gjate javes, mes tyre ka pasur debate e qejfmbetje, sidomos me Gracielen e Pamelen. Nga ana e tij, Renato shprehet se banoret jane ndryshe nga ata qe kishte pare se jashtmi dhe eshte afruar me shume me Edin e Hakiun. Nderkohe, gjate transmetimit live, Renato debaton me Gracielen, duke i thene asaj se e ka paragjykuar. “Renato me duket se nuk eshte vetvetja”, ka thene Graciela, duke vazhduar te debatoje. Nderkohe, Ariani ne rolin e opinionistit, e shpjegon kete qendrim te banoreve me prezantimin qe Renato ka bere tek ata, me plot vetebesim dhe me deshiren per te qene me “shembullori”. Kjo ka shkaktuar moskomunikim me banoret e tjere dhe qendrim “armiqesor” ndaj tij.

Prova e javes

Kesaj jave, Vellai i Madh kishte menduar nje prove qe kishte lidhje me kinematografine. Mbi nje liste titujsh te filmave shqiptare, banoret duhet te ndertonin nje histori. Hakiu ka lexuar tekstin e shkruar dhe prova eshte konsideruar e fituar. Buxheti dyfishohet dhe banoret do te kene 600 leke per banor ne dite.

Eliminohet Pamela

E eliminuara e javes se trete te “Big Brother 3” ka qene Pamela. Publiku ka vendosur qe Jetmiri, Graciela, Domenika dhe Seldi te vazhdojne lojen. Nderkohe qe vete banoret jane shprehur se e prisnin deri diku largimin e Pameles, pasi ajo ka qene pasive gjate javes. Ne studio edhe Pamela ka pranuar se ishte pergatitur per nje largim te mundshem. “Nuk doja te perfundonte kaq shpejt, por e pata pak te veshtire te pershtatem”, ka treguar ajo ne studio. E pyetur se ç’mendon mbi lidhjen e Seldit dhe Domenikes, Pamela ka komentuar se e sheh nje lidhje te sinqerte nga ata. Per sa i perket marredhenies me djemte, Pamela eshte shprehur se ne fillim ka pasur kuriozitet ta njohe Jetmirin, por me pas nuk ka qene ai qe priste.

Banoret e rinj

Surprizat e spektaklit te se shtunes kane qene te shumta. Tri banore te rinj i jane shtuar shtepise. Valoni dhe Bledari, me nje loje te sajuar nga vajzat, fillimisht jane paraqitur te djemte si te ftuar qe do te qendrojne disa dite ne shtepi. Valoni eshte nga Kosova, ka punuar si figurant ne reklama, punon ne nje bar dhe ka deshire te vazhdoje marketingun. Ka shume shoqeri dhe ka deshire te beje gjera ekstreme. Bledari eshte nje 36-vjeçar nga Elbasani. Prej moshes 18-vjeçare jeton jashte Shqiperise, ne Gjermani. “Vendosa te marr pjese ne ‘Big Brother’ per te njohur me nga afer mentalitetin shqiptar dhe per te ofruar eksperiencen e jetes sime”. Per familjen e tij ka qene surprize pjesemarrja ne spektakel. Rezarta, Klodiani dhe Ada kane qene tri banore te tjere qe i jane shtuar shtepise.

Nje shtepi e re per te nominuarit

Qe prej spektaklit te se shtunes eshte lajmeruar nje surprize e madhe brenda zarfit te kuq. Qe ne fillim te lojes, zgjedhja e shtepise me nje vlere historike dhe sociale ka qene shume e komentuar. Banoret jane pershtatur, por disa prej tyre, qe prej nates se mbremshme nuk jetojne me aty. Kane qene pikerisht te nominuarit e kesaj jave qe do te jetojne ne shtepine e re. Banoret do te jetojne te ndare ne dy shtepi paralele, me kushte krejtesisht te tjera. Kjo ka qene surpriza e madhe e rezervuar per banoret, por edhe per publikun. Te paret qe e kane mesuar kete kane qene te nominuarit, te cilet pas renies se murit kane pare shtepine e re. Me pas e kane mesuar edhe banoret e tjere. Dy festa te ndara jane organizuar per dy grupet. Per banoret ka pasur nje darke me ushqime tradicionale shqiptare, shoqeruar nga kengetari Luan Zhegu, ndersa per banoret e nominuar ka pasur nje koktej frutash dhe muzike te kenduar nga Kamela dhe Genti.

Gjashte banore shkojne ne kandidim

Rritet numri i te kandiduarve per kete jave. Gjashte banore shkojne ne kandidim. Eduarti, Jetmiri, Olta, Renato, Seldi dhe Domenika jane banoret qe do te shkojne te jetojne ne shtepine e re.

Top Channel