Gruaja fal John Terry-n
13/02/2010 14:35
John Terry arrin te fitoje ndeshjen me te rendesishme te jetes se tij, duke u falur nga gruaja pas tradhetise qe i beri zonjes se tij me modelen Vanessa Perroncel.
Kapiteni i Chelsea-t (jo me i kombetares) dhe zonja e tij Toni jane fotografuar nga paparacet ne pishinen e nje hoteli me 5 yje ne Dubai te Emirateve te Bashkuara Arabe.
“Jemi shume te dashuruar. Jemi nje cift i bashkuar dhe kemi qene gjithnje. John erdhi te me shihte mua dhe femijet, si dhe per te kaluar disa dite me ne. Pas gjithe asaj qe ndodhi jam e lumtur qe jemi te gjithe bashke. Jemi shume krenare per marredhenien tone”, thote Toni per tabloidin “The Sun”.
Top Channel