Nje ekip polumbaresh ne Maqedoni kane nxjerre nga ujerat e liqenit te Ohrit mjete te shumta luftarake te cilat i perkasin Luftes se Pare Boterore.

Sipas mediave maqedonase, objektet e gjetura jane kryesisht mjete shperthyese dhe arme te kalibrit te mesem.

Sipas eksperteve, armet kane qene pjese e armatimit te ushtrise bullgare, qe jane prodhuar ne fabriken e Nurenbergut, ne Gjermani.

Ushtria bullgare pas kapitullimit ne vitin 1918 i ka hedhur armet ne liqenin e Ohrit per t’u terhequr ne drejtim te malit Galicica.

Top Channel