Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka dhene doreheqjen nga posti i deputetit ne Kuvendin e Kosoves, per t’iu perkushtuar, sic tha ai vete, qeverisjes se vendit.

Thaci zgjedhjen e tij ia beri te ditur kryetarit te Kuvendit, Jakup Krasniqi, permes nje letre ne te cilen thoshte se vendimi i tij bazohet ne Kushtetuten e Republikes se Kosoves.

“Ju paraqes doreheqjen time nga pozita e deputetit te Kuvendit te Kosoves. Kete veprim e kam ndermarre duke pasur parasysh perkushtimin tim ndaj qeverise se Kosoves, si dhe permbushjen ne menyre sa me efikase te te gjitha detyrave te mija si kryeminister”, eshte shprehur Thaci.

Top Channel