Zedhenesi i Zyres Civile Nderkombetare, Andy McGuffie ka thene se ndarja e Kosoves eshte e papranueshme per bashkesine nderkombetare ashtu sikurse edhe mundesia e kembimit te territoreve te veriut te Kosoves me Luginen e Presheves.

“Zyra Civile Nderkombetare dhe shume organizata te tjera nderkombetare qe veprojne ne Kosove si dhe shtetet qe kane marredhenie me Kosoven, mbeshtesin integritetin territorial te saj”, ka thene McGuffie.

Reagimi i tij ishte pas deklarates te kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, per mundesine e bashkimit te Lugines se Presheves me Kosoven, ne rast se serbet insistojne ne ndarjen e veriut.

Top Channel