“World Press Photo”, fiton fotoja nga Teherani

12/02/2010 17:25

Fotografi italian Pietro Masturzo ka fituar cmimin prestigjoz “World Press Photo” per foton me te mire te vitit.

Ne imazhet e fiksuara nga artisti, shfaqet nje grua iraniane ne nje cati te Teheranit gjate protestave te ashpra qe pasuan zgjedhjet e 12 qershorit. Lajmin e fotos fituese e beri te ditur sot organizata nderkombetare me qender ne Amsterdam.

Sipas jurise, fotoja shenon nisjen e dickaje, nisjen e nje epoke historike. “Fotoja gjithashtu informon dhe prek piken vizive si dhe ate emotive”, thekson kryetarja e hurise Ayperi Karabuda Ecer.

Pietro Masturzo do ta marre cmimin ne nje ceremoni qe do mbahet ne daten 2 maj ne Amsterdam. Bashke me kete cmim, jane caktuar edhe vendet e para per disa kategori te tjera.

FOTO GALERI
1/9
Fotoja me e mire ne kategorine General News Stories

Top Channel