Shefi i Zyres Civile Nderkombetare, Piter Feith ka deklaruar se BE nuk e ka miratuar strategjine per integrimin e veriut te Kosoves.

Megjithate, Feith ka nenvizuar se, zyra e tij inkurajon misionin EULEX per te vendosur rendin dhe ligjin ne te gjithe territorin e Kosoves.

Deklaratat e tij Feith i beri gjate nje vizite ne Peje, ku me autoritetet lokale diskutoi per direktivat qe rrjedhin nga pakoja e Marti Ahtisarit.

Feith e vuri theksin tek te drejtat e pakicave, ruajtja e monumenteve kulturore dhe ne vecanti tek decentralizimi.

“Procesi i decentralizimit te kompetencave nga niveli qendror ne ate vendor eshte ne fazen e realizimit dhe deri tani jane arritur rezultate te mira”, ka pohuar Feith.

Top Channel