
Ministria e Financave pranon te shqyrtoje kerkesen e biznesit per te zbatuar amnistine fiskale.
Me ane te ministrit Ridvan Bode, eshte krijuar grupi i punes me perfaqesues nga tatimet, doganat dhe biznesi.
Takimi i pare eshte mbajtur dy dite me pare, ku palet kane parashtruar opsionet paraprake, qe ne thelb kane qene pozitive.
Zv.ministri i Financave, Alfred Rushaj, pasi eshte njohur me draftin e amnistise fiskale, ka kerkuar me shume informacion rreth bizneseve qe do te perfitojne, llojin e te ardhures, si edhe me shume te dhena rreth kompanive.
Drafti i pergatitur nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Tiranes synon tatimin me 5 per qind te te ardhures qe nuk eshte deklaruar per nje kohe te caktuar.
Varianti eshte pare me sy pozitiv nga Ministria e Financave, e cila ka kerkuar kohe per ta studiuar, nderkohe qe biznesi do te paraqese te tjera te dhena.
Burime prane grupit te punes thone per “Shqip” se kreu i Tatimeve dhe perfaqesuesit e doganave jane shprehur pro, pavaresisht deklaratave se jane kunder informalitetit.
Takimi eshte organizuar nga Mimoza Vokshi, drejtoreshe e politikave makroekonomike ne Ministrine e Financave. Vokshi ka punuar per nje kohe te gjate ne Ministrine e Ekonomise dhe i njeh mire problemet e biznesit.
Amnistia fiskale eshte bere objekt debati mes eksperteve ne kete fillimviti, ndersa bie ne sy mungesa e qendrimeve te politikes, e cila nuk eshte pozicionuar ende, pro apo kundra.
Sipas perllogaritjeve paraprake, rezulton se vetem nga sektori i ndertimit, zbatimi i amnistise mund te gjeneroje mbi 300 milione euro, ndersa i gjithe procesi i kapercen gjysme miliarde.
Negociatat
Per here te pare, Ministria e Financave pranon te ulet ne tryeze me biznesin per te diskutuar rreth amnistise fiskale, apo siç quhet ndryshe legalizimit te aseteve.
Ne daljen e fundit publike, ministri Bode ishte shprehur i rezervuar rreth propozimit te Dhomes se Tregtise, duke nenkuptuar se nuk do te kete amnisti, reagim qe vinte edhe nga debati rreth ligjit per tatimin me 10 per qind te te ardhurave te padeklaruara.
Propozimi i Dhomes se Tregtise se Tiranes eshte bere rreth dy vjet me pare, kur tatimet dhe doganat nisen te pastronin bilancet nga gjobat e vjetra.
Ne ate kohe kreu i Dhomes, Gjoke Uldedaj, hodhi per here te pare tezen e legalizimit te aseteve te fshehura, te padeklaruara dhe tatuar me pare, per shkaqe te ndryshme.
Eshte pikerisht kjo reforme qe i nevojitet biznesit si mase antikrize, por edhe si reagim ndaj ligjit te sapomiratuar “Antimafia”.
Per sa i perket reformes, burime nga negociatat thone se jane disa kategori biznesesh qe do te vezhgohen me kujdes, sa u takon te ardhurave, llojit te aktivitetit, vendndodhjes etj.
Ne vendet e zhvilluara te Bashkimit Europian amnistia fiskale kryhet çdo 5 deri ne 10 vjet dhe ka dhene rezultate te kenaqshme.
Megjithate, sipas eksperteve, amnistia shikohet si thike me dy presa, pasi rrezikon te demtoje konkurrencen dhe demoralizoje bizneset e rregullta me pagesen e takset.
Top Channel